Mos përdorni më pjata plastike! Ja çfarë ju ndodh

172

Së fundi kemi një lajm të mirë për të gjithë ambientalistët dhe njerëzit që kujdesen për planetin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm – Franca është bërë vendi i parë që ndalon përdorimin e pjatave plastike, kupave dhe takëmeve krejtësisht.

Francezët kanë bërë hapin e parë revolucionar drejt eliminimit të çdo filxhani plastik, pjate, luge, dhe ene ushqimi. Përjashtimet e vetme janë artikujt e gatimit të bërë nga plastika.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera tashmë kanë ndaluar përdorimin e qeseve plastike, Franca ka bërë një hap më tej, duke nxjerrë jashtë ligjit çdo gjë që është bërë prej plastike.

Ligjbërësit pas kësaj politike thanë se ky ligj vjen si rezultat i konferencës së vitit të kaluar të mbajtur në Paris mbi temën e frenimit të ngrohjes globale dhe mundësimin e një ekonomie të ricikluar, nga dizajni i produktit deri te hedhja e mbeturinave deri në riciklim dhe përsëritje.

Arsyeja e parë për këtë ligj është se plastika është numri një ndotës i mjedisit dhe po kërcënon jetën e bimëve dhe kafshëve. Ajo shndërrohet në grimca më të vogla që ndotin tërë tokën, veçanërisht oqeanet. Kjo gjithashtu kërcënon kafshë të egra, pasi kafshët nuk e dinë se plastika nuk është për konsum, gjë që rezulton me rrezik të madh dhe madje edhe vdekjen e miliona krijesave të varfra.

Përkundër gjithçkaje, ka ende disa që nuk e miratojnë këtë lëvizje, si Brukseli dhe e shohin ndalimin e ri si një kontradiktë me lëvizjen e lirë të mallrave të BE dhe një shkelje të të drejtave të prodhuesve.

Nga ana tjetër, ata që e mirëpresin ligjin, dëshirojnë ta shohin atë në Francë edhe më shpejt, deri në vitin 2017, nëse është e mundur. Por Ministri francez i Mjedisit, Ségolène Royal, njoftoi se nuk është e mundur që ligji të hyjë në fuqi kaq shpejt sepse do të shkaktojë dëme të mëdha për ata që janë në grupin me të ardhura të ulëta të shoqërisë, të cilët varen nga përdorimi i mjeteve plastike.

Ai shtoi se ndalimi do të hyjë në fuqi deri në vitin 2020.
Shpresojmë që Franca nuk do të jetë e vetme në këtë lëvizje dhe se shumë të tjerë do të ndjekin kete shembull.

Burimi: /eatingrightandhealthmedicine.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…