Cilat ushqime zvogëlojnë efektet negative të ndotjes?

94

Kur ne nuk mund ta zvogëlojmë ndotjen, ne mund të zvogëlojmë efektet negative të saj dhe ta bëjmë sistemin tonë imunitar më rezistent.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është shkaku i pestë më i zakonshëm i vdekjes në Indi, pas presionit të lartë të gjakut dhe cigareve. Cilësia e ajrit në Nju Delhi është më e keqe se ajo në Pekin, dhe në Pekin ka shumë ndotje dhe njerëzit vuajnë nga një sëmundje e re e quajtur- “kollë e Pekinit”.

Ekspertët besojnë se publiku as nuk e di se çfarë saktësisht nënkuptohet me termin e ndotjes së ajrit.

“Ndotja e ajrit shkaktohet jo vetëm nga industria dhe automjetet, por nga pluhuri i shtëpisë, kimikatet në qilima, freskuesit e ajrit, mbulesat plastike të mobiljeve (aroma e cila u vjen kur jane te reja), e gjithë kjo krijon një sulm toksik që mushkëritë duhet ta përballojnë” .

Ajo që është shqetësuese është se ndotja e ajrit nuk lidhet vetëm me sinusit, astma dhe sëmundjet e mushkërive, por gjithashtu është shkak i autizmit. Ajo është gjithashtu e lidhur me infarkt, mutacion të spermës dhe çrregullim të inteligjencës së embrionut (fetusit).

Brokoli

Përmirëso imunitetin tuaj me ushqimin e duhur, bëje një plan detoksifikimi dhe ushtrime të frymëmarrjes. Kjo është mënyra më e mirë për të reduktuar efektet negative të ndotjes së ajrit.

Pa marrë parasysh nëse është dimër apo jo, futni brokolin në dietën tuaj të përditshme . Kjo perime e mrekullueshme mbron trupin tuaj nga ndotja e ajrit dhe ndotja nga automjetet.

Testet klinike të kryera në rajonet më të ndotura të Kinës tregojnë se pirja e një pije që përmban fidanë brokoli ka ndihmuar respondentët të nxjerrin toksina që shoqërohen me ndotjen e ozonit. Në mënyrë që të neutralizohen dëmtimet nga radikalët e lirë që rezultojnë nga ndotja e ajrit, dy organet patjeter duhet të ndihmohen dhe të detoksifiksohen rregullisht, të cilat janë mushkëritë dhe mëlçia.

“Pastroni mushkëritë tuaja me oregano, lëvozhgë portokalli, eukalipt dhe nenexhik dhe hani grejpfrut, panxhar, karrota, mollë, lakër dhe avokado për mëlçinë të pastër.”

Sipas ekspertëve, marrja e vitaminës C si shtesë e dietës në kombinim me tinkturë Echinacea ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, duke ju bërë më rezistent ndaj alergjive.

Thjesht, ushqimet që përmbajnë vitaminë C, si portokall, luleshtrydhe, mollë, shalqi, prekin reaksione alergjike inflamatore . Një burim i mirë i vitaminës C janë gujava, speca e kuqe, majdanoz, brokoli, shafran, lulelakër, papaja, spinaqi, limon, qepë të rinj dhe të tjerë.

Barnat natyrore

Dashuruesit e ushqimit Thai dhe japonez do të befasohen këndshëm për të mësuar se ushqimet me erëza mund të zvogëlojnë simptomat e një alergjie. Ginger, kopër dhe mustardë gëlqere mund të veprojnë si permiresues natyrore të imunitetit.

“Çaji jeshil, xhenxhefil dhe kanellë janë adaptogjenë të fuqishëm (shtesa bimore që përdoren për të përmirësuar shëndetin e sistemit adrenalinar), të cilat mund të ndihmojnë trupin të merret me ndotjen dhe toksinat në ajër”.

Shafran i Indisë gjithashtu ka aftësinë shëruese dhe mbron kundër bronkitit kronik, kongjestion i hundës, kollitet të shkaktuara nga alergjia dhe ftohja. Pini çaj anti-inflamator xhenxhefil ose shafran i freskët dhe vini re ndryshimin. ”

Ushqimi i pasur me antihistaminë mund t’ju ndihmojë të vononi reagimet alergjike.ushqime të pasura me magnez, të tilla si bajame, arra indiane, meqë magnezi është një bronkodilator natyral (zbut tubin e frymëmarrjes në mushkëri).

“Acidet yndyrore Omega 3 janë gjithashtu të afta për reduktimin e reaksioneve alergjike dhe zvogëlimin e inflamacionit. Hani ushqime të pasura me Omega 3 të tilla si arra, fara liri dhe vajra të tilla si mustardë, vaj nga Canola dhe vaj nga farat e lirit.”

/Përkthim:http://www.shendeti.xyz/
Load More In Shëndeti

Check Also

3 Mënyra natyrale për të luftuar infeksionin e veshëve tek fëmijët dhe nuk ka nevojë për mjek!

Për fat të keq, infeksionet e vesheve janë të zakonshëm për fëmijët e moshave 6 muajsh dhe…